Politike

Berisha LIVE: Fikeni mikrofonin, unë kam të mrekullueshmin Facebook, ja na iku investitorja Xhaçka, Ulusi....

Kreu i PD-së, shton se nuk ka nevojë për fjalën në foltore pasi po e ndjekin live në Facebook shumë persona.

17 Nëntor 2022, 11:01 Nga A.B
Berisha LIVE: Fikeni mikrofonin, unë kam të mrekullueshmin Facebook,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori një vendim tjetër, pasi nuk iu dha fjala në Kuvend. Ai u fut LIVE në rrjetin social 'Facebook'. Kreu i PD-së, shton se nuk ka nevojë për fjalën në foltore pasi po e ndjekin live në Facebook shumë persona. Po ashtu, ai komentoi ministrat e pranishëm në sallë.

'Afera nga më të pistat me të cilat kam me qindra telefonata. Flet në emër të vasalit të Vuçiç dhe Putin. E vërteta është se Rama është avokati numër 1 i Vuçiç dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksioner me Ramën në Portin e Durrësit. Këto detyrojnë opozitën që të mbajë një qëndrim tjetër në parlament. 

Ky parlament duhet të mos ekzistojë më, të marrë fund, ndaj se sot ju garantoj se do të jetë ditë në lartësinë e 12 nëntorit por ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamentit, bota do e marrë vesh se hajdutët në pushtet janë të aftë të kryejnë çdo krim. Këto janë të vërteta, fikeni sa të doni mikrofonin, po ja është mrekullia e Facebook, që të futem kudo.Unë ftoj, hapeni parlamentin, ja iku zonja Xhaçka, investitorja jonë

Ulusi je bërë famoz, vetëm 2 mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar. Të sjell këtu si binjak i Spiropalit.'-tha Berisha. 

sali berisha seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll