Politike

Nuk i dhanë fjalën në Kuvend, Berisha gjen zgjidhjen. Bllokon Foltoren e futet LIVE nga Facebook-u

Sali Berisha nxorri mjetin e tij dhe u fut LIVE nga rrjetet e tij sociale, duke mbajtur një fjalim, e jo i vetëm, por ftoi edhe demokratët e tjerë.

17 Nëntor 2022, 11:01 Nga k.m.
Nuk i dhanë fjalën në Kuvend, Berisha gjen zgjidhjen. Bllokon
Sali Berisha

TIRANË- Nuk i dhanë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, por kryedemokrati Sali Berisha ka gjetur zgjidhjen në mënyrën e tij, në mjetin e tij të besuar. Në iPad. Pasi bllokoi Foltoren e Kuvendit, Berisha nxorri mjetin e tij dhe u fut LIVE nga rrjetet e tij sociale, duke mbajtur një fjalim, e jo i vetëm, por ftoi edhe demokratët e tjerë.

Meqë kishte fjalën dhe kohën e diskutimit sa të donte, kryedemokrati bëri akuza për disa nga ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur më shumë kohë tek Olta Xhaçka dhe Ulsi Manja.

sali berisha seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll