Art&Argëtim

E 'masakruan' për librin, Ermal Mamaqi: Merren me mua sepse jam gjeni, s'do pengoj njeri të fitojë 'Nobelin'

Ermali tregoi se nuk do të konkurojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet.

17 Nëntor 2022, 08:31 Nga A.B
E 'masakruan' për librin, Ermal Mamaqi: Merren me mua sepse jam
Ermal Mamaqi

TIRANË- Ermal Mamaqi iu është përgjigjur komenteve që iu janë bërë së fundmi për librin e tij. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

Aktori, tashmë dhe biznesmeni, tregoi se nuk do të konkurojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do pengojë asnjeri të fitojë. Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin 'Nobel' e ka rrugën e hapur. 

Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqueshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: 'gjeni'.

Pyetja: A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?

Ermali: Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”

Pyetja: Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?

Ermali: Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”

Pyetja: A ndihet keq Ermal Mamaqi kur merr komente të tilla?

Ermali: Përkundrazi, është argëtues fakti që njerëzit komentojnë në këtë formë. Madje unë shpesh herë i nxjerr edhe pasqyrën dhe jua tregoj përballë që të shikohen dhe të bllokohen. Gjithmonë ndodh kundërshtia në fillim dhe pastaj përfundon me duartrokitje dhe dashuri. Është i njëjti skenar, unë dhe ekipi im i marketingut jemi shumë të lumtur sepse populli shqiptar më lejon mua që të bëj marketing falas gjithmonë dhe unë nuk paguaj asnjë lek. Çdo person në planet e di që unë kam shkruajtur një libër sot.

ermal mamaqi

Sondazh

Poll