Art&Argëtim

Xhesika Polo: Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më kanë gënjyer në Festivalin e Këngës

Këngëtarja pretendon se Alketa e ka gënyer duke i thënë se kënga e saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkuruese.

16 Nëntor 2022, 20:57 Nga DOSJA
Xhesika Polo: Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më kanë gënjyer
Xhesika Polo

TIRANË- Këngëtarja Xhesika Polo ka zbuluar hatërmbetjen që ka me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun. Në një intervistë në emisionin 'Natën me Aulonën', Polo ka deklaruar se Vejsiu e ka gënjyer për këngën e festivalit, duke i thënë se projekti i saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkurrente. Këngëtarja pretendon se Alketa e ka gënyer duke i thënë se kënga e saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkuruese.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Kam shumë pak njërëz për të falenderuar për çdo gjë që kam arritur në jetë. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Festvalit të Këngës” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund. Alketa më tha kishte shumë këngë të bukura dhe kënga jotë doli tepër. Unë i besova, ndonjëherë është më mirë të besosh një gënjeshtër se të gërmosh kot” tha ajo. 

xhesika polo alketa vejsiu vera grabocka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2022, 09:01 k.m.

Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë

Demi Moore SHBA- Demi Moore u nda me të dashurin e saj Daniel Hamm pas më pak se një viti lidhje. Sipas Us Weekly, ...