Art&Argëtim

Po shkonte në xhirime, qëllohet me armë drejt makinës së aktores hollivudiane

TMZ shkruan se aktorja po shkonte në një studio filmike me bashkëshortin e saj, i cili kishte ngadalësuar për të parkuar por një shofer pas tyre hapi zjarr.

16 Nëntor 2022, 18:30 Nga I>A
Po shkonte në xhirime, qëllohet me armë drejt makinës
Denise Richards

SHBA- Aktorja Denise Richards është përballur me një situatë të tmerrshme me të shoqin Aaron Phypers, u gjendën në mes të të shtënave me armë. TMZ shkruan se aktorja po shkonte në një studio filmike me bashkëshortin e saj, i cili kishte ngadalësuar për të parkuar por një shofer pas tyre hapi zjarr.

Megjithëse Phypers i la të kalonin, shoferi qëlloi në pjesën e pasme të makinës të tyre. Fatmirësisht asnjë nuk u lëndua nga të shtënat.

“Ajo ishte shumë e tronditur dhe e tmerruar, por qëndroi e fortë dhe shkoi dhe filmoi gjithë ditën,” tha një burim afër aktores.

Po shkonte në xhirime, qëllohet me armë drejt makinës
Makina

denise richards aaron phypers

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2022, 09:01 k.m.

Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë

Demi Moore SHBA- Demi Moore u nda me të dashurin e saj Daniel Hamm pas më pak se një viti lidhje. Sipas Us Weekly, ...