Art&Argëtim

VIDEO/ Arrestohet reperi Blueface, tentoi të vriste një person

Ai  u arrestua në Hughes Center Drive për një incident që ndodhi më 8 tetor, tha Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas.

16 Nëntor 2022, 21:38 Nga e.k
VIDEO/ Arrestohet reperi Blueface, tentoi të vriste një person
Reperi Blueface

SHBA- Reperi i njohur Johnathan Porter ose siç njihet me emrin e tij të artit Blueface është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për tentativë vrasje. Ai  u arrestua në Hughes Center Drive për një incident që ndodhi më 8 tetor, tha Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas.

Në video e publikuar nga TMZ duket momenti kur agjentët e Policisë e rrethojnë reperin dhe e arrestojnë. 

"Më 15 nëntor 2022 rreth orës 14:40, detektivët e LVMPD arrestuan 25-vjeçarin Johnathan Porter me akuza që rrjedhin nga një të shtëna që ndodhi më 8 tetor 2022 në bllokun 6300 të ëindy Road. Porter u arrestua jashtë një biznesi në bllokun 300 të Hughes Center Drive. Ai do të burgoset në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Clark për tentativë vrasjeje me armë zjarri", thuhet në deklaratën e Policisë.

TMZ ka siguruar dokumentet ligjore që lidhen me urdhër-arrestin. Akuzat e ngritura ndaj tij janë të rënda, ai akuzohet për vrasje në tentativë.

blueface

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2022, 09:01 k.m.

Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë

Demi Moore SHBA- Demi Moore u nda me të dashurin e saj Daniel Hamm pas më pak se një viti lidhje. Sipas Us Weekly, ...