Art&Argëtim

U paraqit si i vëllai dhe ia mori paratë dasmorit, këngëtarja denoncon rastin

Në një postim në Facebook Hakaj shkruan se një person që është paraqitur si vëllai i saj ka marrë paratë nga një dasmor.

16 Nëntor 2022, 22:33 Nga e.k
U paraqit si i vëllai dhe ia mori paratë dasmorit,
Linda Hakaj

KOSOVË- Këngëtarja e njohur nga Mitrovica Linda Hakaj ka rënë pre e një mashtrimi të bërë në emër të saj. Në një postim në Facebook Hakaj shkruan se një person që është paraqitur si vëllai i saj ka marrë paratë nga një dasmor. 

"Shoqëri dhe dashamirë. Një person me emrin Shpejtim Hakaj (qe nuk e njoh as nuk e kam asgjë ne fis)është lajmeru në emrin tim kinse vëllau im, dhe i ka marrë të hollat kinse unë i paskam kërku komplet paret dhe të dielën paska qenë dashtë me qenë në darsëm , gjë që une nuk kam menaxher për dasmat i mija unë flas vet me dasmorët. Ju lutem nëse dikush lajmerohet në emrin tim mos pranoni të bisedoni sepse nuk kam menaxher( i menaxhoj vet). Nuk i jap llogari askujt për të tilla raste sepse me mbiemrin Hakaj ka shume por nuk i njof. 049287864 është nr im personal për të gjithe ata që janë të interesuar për dasmat dhe ahengjet e juaja familjare. Rastin do ta paraqes në Policinë e Kosovës dhe do ti shkoj deri në fund kësaj pune. Me respekt Linda Hakaj", shkruan këngëtarja.

Ajo është shprehur se nuk e njeh personin në fjalë duke shtuar se rastin do ta referojë në Polici për të nisur hetimet për gjetjen dhe vënien e tij para drejtësisë. 

linda hakaj

Sondazh

Poll