Art&Argëtim

“Kur mësova që prisja vajzë, ngela si pikëpyetje”, Ilda Bejleri rrëfen emocionet e shtatzënisë dhe ndjesinë e mëmësisë

Ajo kujtoi emocionet e para kur mësoi se ishte në pritje të një vajze.

16 Nëntor 2022, 23:19 Nga F.M
“Kur mësova që prisja vajzë, ngela si
Ilda Bejleri

TIRANË- Moderatorja Ilda Bejleri tregoi se është surprizuar kur ka mësuar se ishte në pritje të një vajze. Në një rrëfim për ‘Goca dhe Gra”, Bejleri tha se pritjen e ëmbël të vajzës e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë. Ajo kujtoi emocionet e para kur mësoi se ishte në pritje të një vajze.

“Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen,”- tha Ilda.

ilda bejleri

Sondazh

Poll