Art&Argëtim

Ermal Fejzullahu flet për problemet me ankthin: Kam qenë tek psikologu, mendoja se kisha probleme me mushkëritë

Sa i përket familjes, këngëtari u shpreh se nuk kanë në plan momentalisht për ndonjë fëmijë të pestë.

16 Nëntor 2022, 17:18 Nga I.A
Ermal Fejzullahu flet për problemet me ankthin: Kam qenë tek
Ermal Fejzullahu

TIRANË- Këngëtari Ermal Fejzullahu ka folur pë rjetën e tij private. Në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, në Mcn Tv këngëtari rrëfeu disa momente të rëndësishme që ka kaluar, theksuar këtu edhe për luftën me ankthin. Këngëtari ka pranuar se në fillim i është nevojitur ndihma e psikologut.

“Nuk është e lehtë asgjë. Njerëzit shohin këtë ditë ku je, por askush nuk i llogaritë këto 19 vite sa vështirësi ka pasur që të arrish të jesh një artist i rregullt dhe me pas peshë në punën që bën. Ka pasur momente shumë të vështira, po unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi. “Çrregullim paniku”, ma kanë konstatuar më pas. Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njerëzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, tha Ermali.

Sa i përket familjes, këngëtari u shpreh se nuk kanë në plan momentalisht për ndonjë fëmijë të pestë.

“Nuk e kemi në plan të kemi fëmijë të tjerë për momentin, pastaj jetës nuk i dihet,” tha ai.

ermal fejzullahu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2022, 09:01 k.m.

Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë

Demi Moore SHBA- Demi Moore u nda me të dashurin e saj Daniel Hamm pas më pak se një viti lidhje. Sipas Us Weekly, ...