Art&Argëtim

Beyoncé, Kendrick Lamar dhe Adele kryesojnë me nominimet në çmimet e Grammy Awards 2023

Së bashku me Adele, Harry Styles ka nominime për albumin e vitit (Harry's House) si dhe për albumin dhe këngën e vitit ( As It Was ).

16 Nëntor 2022, 09:49 Nga a.l
Beyoncé, Kendrick Lamar dhe Adele kryesojnë me nominimet në
Adele dhe Beyonce

SHBA- Beyoncé dhe Adele janë yjet që kanë kryesuar me nominimet në çmimet e Grammy Awards 2023. Të dyja artistet janë nominuar për albumin e vitit. Kënga e Adele Easy On Me dhe Break My Soul e Beyoncé kanë thyer rekordin e vitit si më të dëgjuarat. Beyoncé kryeson paktën me nëntë nominime duke përfshirë atë, në kategoritë e kërcimit dhe R&B. Ajo tashmë konsiderohet si artistja më e nominuar në historinë e Grammy, me një total prej 88, duke kaluar Sir Paul McCartney dhe Quincy Jones.

Kendrick Lamar është kandidati i dytë më i madh i këtij viti, me tetë nominime për albumin e tij të katërt Mr Morale and the Big Steppers dhe "The Heart Part 5". Adele dhe ylli i country Brandi Carli janë të barabartë në vendin e tretë, me shtatë nominime secili.

Artistët britanikë kanë pasur një vit të fortë konkurrues. Së bashku me Adele, Harry Styles ka nominime për albumin e vitit (Harry's House) si dhe për albumin dhe këngën e vitit ( As It Was ). Ozzy Osbourne merr disa nominime në kategoritë e rrokut për albumin e tij solo Patient Number 9 ; ndërsa dyshja Wet Leg nga Isle Of Wight merr një shenjë për aktin më të mirë të ri./ Dosja.al

 

grammy awards 2023 beyonce adele

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2022, 09:01 k.m.

Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë

Demi Moore SHBA- Demi Moore u nda me të dashurin e saj Daniel Hamm pas më pak se një viti lidhje. Sipas Us Weekly, ...