Aktualitet

Investimi në bono thesari, eksperti: Nuk është instrument pagese por përdoret si garanci

Duke folur për Ora News, Meka ka deklaruar se investimet në bonot e thesarit janë ndryshe nga bonot e privatizimit.

16 Nëntor 2022, 22:18 Nga I.A
Investimi në bono thesari, eksperti: Nuk është instrument pagese
Foto Ilustruese

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka ka sqaruar investimet në bonot e thesarit, pas thirrjes që qeveria u ka bërë njerëzve për të investuar në to. Duke folur për Ora News, Meka ka deklaruar se investimet në bonot e thesarit janë ndryshe nga bonot e privatizimit.

"Nuk duhet të ngatërrohen me konceptin e bonove të privatizimit, të cilat ishin një lloj paraje që të jepte të drejtën për të blerë një ndërmarrje ose aktive, pjesë ose aksione të një ndërmarrje ose sipërmarrje që po privatizohet. Bono e thesarit është një letër me vlerë, është një instrument," tha Meka.

Por si do të ndihmojnë qytetarët në borxhin publik përmes bonove të thesarit?

"Qeveria sigurisht merr borxh në emër të qytetarëve. Ajo që është e pazakontë dhe ky është debat tjetër, është që teknikisht këto instrumenta që kanë risk kaq të ulët nuk duhet të paguajnë një normë kaq të lartë interesi në raport me alternativat e tjera të investimit. Konsumatorët dhe investitorët shqiptarë mund të gjejnë treg dhe alternativa të tjera që kanë risk më të lartë", tha Meka.

Qytetarët aktualisht do të përfitojnë përmes interesave të larta. Bonot e thesarit nuk janë instrumenta pagese.

"Duhet sqaruar që në vend që individi me këtë bono thesari mund të blejë diçka, që nuk mund të blejë asgjë se nuk është instrument pagese, ai shumë mirë mund ta përdorë këtë bono thesari si kolateral, peng apo garanci për të marrë një hua në bankë për shtëpi apo konsum të përditshëm. Varet nga madhësia apo sasia e investimit që ka bërë në këtë instrument," tha Meka.

elvin meka bonot e thesarit

Sondazh

Poll