Aktualitet

E RËNDË në Itali/ Shqiptari qëllon të dashurën me armë zjarri, më pas vetëvritet

Shqiptari është përleshur me partneren e tij brenda banesës ku jetonin dhe e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në gjoks.  Më pas, duke menduar se të dashurën e kishte vrarë, shqiptari ka qëlluar veten me të njëjtën pistoletë.

16 Nëntor 2022, 22:27 Nga F.M
E RËNDË në Itali/ Shqiptari qëllon të dashurën me
Karabinierët

ITALI- Tragjedi në Itali! Një 21-vjeçar shqiptar ka qëlluar me dy plumba të dashurën e tij, 18 vjeçe nga Maroku. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur pas një sherri mes çiftit në rrugën Martin Luther King në Cassano delle Murge, në zonën e Barit, Itali.

Shqiptari është përleshur me partneren e tij brenda banesës ku jetonin dhe e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në gjoks.  Më pas, duke menduar se të dashurën e kishte vrarë, shqiptari ka qëlluar veten me të njëjtën pistoletë.

Kur ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, i gjeti të dy të shtrirë në tokë. Por, marokenia ishte ende gjallë, ndërsa shqiptari kishte ndërruar jetë. 18-vjeçarja është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll