Aktualitet

Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri i Portit të Durrësit, Keci kërkohej nga Italia

Bëhet fjalë për një dosje që daton rreth 15-20 vite më parë, por nuk dihet ende se çfarë vepre penale ka kryer konkretisht Keci.

16 Nëntor 2022, 21:59 Nga F.M
Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri i Portit të
Porti i Durrësit

DURRËS- Kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci është vënë në pranga nga autoritetet belge, për llogari të drejtësisë italiane. Dosja.al mëson se Keci është vënë në pranga tre ditë m,ë parë në Belgjikë, pas një kontrolli nga efektivët belgë. Ai ka rrezultuar se ishte shpallur në kërkim nga shteti italian dhe është arrestuar.

Bëhet fjalë për një dosje që daton rreth 15-20 vite më parë, por nuk dihet ende se çfarë vepre penale ka kryer konkretisht Keci.

Shefki Keci mbante postin e Kryedispecerit në Portin e Durrësit prej rreth një viti. Në Begjikë ai kishte udhëtuar për arsye personale dhe kishte marrë leje nga puna. Nga ana e Policisë së Shtetit apo edhe e Portit të Durrësit, nuk ka pasur asnjë sqarim mbi këtë ngjarje.

shefki keci arrestohet ne belgjike shefki keci

Sondazh

Poll