Art&Argëtim

Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë

Në qershor 2022, lidhja e tyre u bë publike, me yllin që postoi një fotografi nga udhëtimi i tyre në Versajë. 

16 Nëntor 2022, 09:01 Nga k.m.
Ndahet Demi Moore, partneri punonte shumë
Demi Moore

SHBA- Demi Moore u nda me të dashurin e saj Daniel Hamm pas më pak se një viti lidhje. Sipas Us Weekly, vetëm pak ditë pasi mbushi 60 vjeç, aktorja vendosi të ndahej me shefin e restorantit zviceran.

Në qershor 2022, lidhja e tyre u bë publike, me yllin që postoi një fotografi nga udhëtimi i tyre në Versajë. Mirëpo, romanca kishte muaj që kishte nisur, pasi sipas Page Six çifti tashmë ishte në lidhje që nga marsi i vitit 2021.

“Kjo periudhë është vërtet e vështirë. Daniel punon me orë të tëra në restorantin e tij,”- tha një burim pranë tyre, duke lënë të kuptohet se orari i ngjeshur ishte shkaku i prishjes së marrëdhënies së tyre.

demi moore

Sondazh

Poll