Aktualitet

Arrestimi i Dervishajt, SPAK: U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, ai manipulonte raportet

SPAK ka njoftuar se nga hetimet ka rezultuar se janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet

16 Nëntor 2022, 14:32 Nga A.B
Arrestimi i Dervishajt, SPAK: U paguan 4 milionë euro për punë
Arben Dervishaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit doli me një njoftim zyrtar për çështjen e inceneratorëve. SPAK ka njoftuar se nga hetimet ka rezultuar se janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.

Po ashtu, cilësohet se Dervishaj ka qenë, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro.

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:

“Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë. Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani,  administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta  nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në hetimin e SPAK.

SPAK ndërmoi ditën e sotme një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

arben dervishaj arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll