Politike

Përurohet i spitalit të ri i Infektivit në QSUT, Rama: Brenda mandatit do ta çojmë në 100% rritjen e pagave për mjekët

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha nga spitali i QSUT se ky investim do të shërbejë për të gjithë mjekët të cilët kanë qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë, që Rama e cilësoi si sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar. 

16 Nëntor 2022, 12:31 Nga k.m
Përurohet i spitalit të ri i Infektivit në QSUT, Rama: Brenda
Edi Rama

TIRANË- Ka përfunduar rikonstruksioni i Spitalit të ri infektiv në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, e cila sot ka hapur dyert për qytetarët. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para uniformave të bardha përuroi spitalin e ri teksa theksoi se brenda mandatit do të rritet me 100 % paga e mjekëve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha ky investim do të shërbejë për të gjithë mjekët të cilët kanë qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë, që Rama e cilësoi si sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar. 

"Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë… ta spostojmë fondin. Nuk duhet lënë rast pa e shprehur respektin dhe mirënjohjen. Kjo godinë është shprehje e mirënjohjes. Çfarë u bë një histori e madhe suksesi për gjatë luftës me një armik të padukshëm, të mos mbetet thjesht një episod falë lidershipit të mjekëve me më shumë eksperiencë por edhe të trashëgohet te brezi më i ri si frymë e patjetërsueshme. Ky investim do të shërbeje për të krijuar një sens më të fortë skuadre që e tregoi veten në momentin më tragjik për vendin, në sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar…", tha Rama. 

Punimet për rikonstruksionin e Spitalit Infektiv kanë nisur më datë 23 mars. Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsistoi në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Kapaciteti i plotë i këtij spitali është 118 shtretër. Projektimi i dhomave te pacienteve është me presion ajri negativ për të mos lejuar qarkullimin e sëmundjeve infektive nga dhoma në ambientet e përbashkëta. Spitali ka të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë ku është investuar për të gjithë rrjetin e monitorimit të të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Spitali i ri është i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë./ Dosja.al

 

rikonstruksioni i qsut edi rama

Sondazh

Poll