Politike

Arrestimet nga SPAK, Paloka: Rama përpiqet të shuajë zhurmën e një vjedhjeje të madhe me një gjigande

Paloka e ka shoqëruar shënimin me foton e kryeministrit Edi Rama me ambasadoren Yuri Kim.

16 Nëntor 2022, 12:39 Nga A.B
Arrestimet nga SPAK, Paloka: Rama përpiqet të shuajë zhurmën
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas operacionit të SPAK për personat e dyshuar si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Teksa e ka shoqëruar shënimin me foton e kryeministrit Edi Rama me ambasadoren Yuri Kim, Paloka thotë se kryeministri po përpiqet që të heqë vëmendjen nga vjedhja gjigande, ajo e Portit të Durrësit.

POSTIMI I PALOKËS:

Me “arrestimet” per inceneratoret, SKAP-i bashke me Ramziun , po kerkojne te terheqin sadopak vemendjen nga nje vjedhje edhe me e madhe qe eshte duke ndodhur, ate te Portit te Durresit. Vetem kjo i ka mbetur te beje, perpiqet te shuaje zhurrmen e nje vjedhjeje te madhe me nje vjedhje gjigande. Nderkohe ata qe i japin fleta lavderimi SPAK-ut, qe gjejne qimen ne veze tek opozita, nuk arrijne te shohin traun qe ju ka hyre ne sy…Ne fakt , thjeshte bejne sikur nuk shohin!

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 

10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

arrestimet per inceneratoret

Sondazh

Poll