Aktualitet

DOKUMENTI/ U dënua nga gjykata, Prokuroria: Poetja Mimoza Ahmeti ndërtoi 2 kate pa leje

Poetja ka deklaruar se punimet janë kryer në vendin e shtëpisë së saj ekzistuese që u shemb nga tërmeti. Ajo pretendonte se kishte marrë lejen e rindërtimit dhe punimet ishin kryer nga muaji maj i vitit 2021.

16 Nëntor 2022, 09:41 Nga A.B
DOKUMENTI/ U dënua nga gjykata, Prokuroria: Poetja Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti

TIRANË-Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë. Sipas dokumentit të Prokurorisë së Tiranës, ndërtimi i cili ka nisur një vit më parë, më 23.09.202, ishte duke u ndërtuar pa leje. 

DOKUMENTI/ U dënua nga gjykata, Prokuroria: Poetja Mimoza Ahmeti

Në fotot e Prokurorisë, shihet në fshatin Petrelë një objekt i papërfunduar, dy katësh me kolona betoni. Pas hetimeve, në kërkesën që prokuroria i dërgoi gjykatës thuhet se objekti i përkiste Mimoza Ahmetit. Poetja ka deklaruar se punimet janë kryer në vendin e shtëpisë së saj ekzistuese që u shemb nga tërmeti. Ajo pretendonte se kishte marrë lejen e rindërtimit dhe punimet ishin kryer nga muaji maj i vitit 2021.

DOKUMENTI/ U dënua nga gjykata, Prokuroria: Poetja Mimoza Ahmeti

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë Tiranë informon se ‘nga verifikimi i sistemit elektronik e-lejet konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, rindërtimi apo rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës së dëmtuar nga fatkeqësia natyrore’. 

Ky është rasti i dytë i personave të njohur që dënohet për ndërtim pa leje. Rasti i parë është i Bojken Lakos.

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd.

denohet mimoza ahmeti mimoza ahmeti

Sondazh

Poll