Aktualitet

Lea Ypi: Retorika ndaj shqiptarëve në Angli është bërë negative, është shtuar vitet e fundit

Lea Ypi deklaroi se tendenca e etiketimit të shqiptarëve ka nisur 10 vitet e fundit.

16 Nëntor 2022, 09:11 Nga A.B
Lea Ypi: Retorika ndaj shqiptarëve në Angli është
Lea Ypi

TIRANË- Shkrimtarja Lea Ypi, e cila është lektore në Angli, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Opinion'. Ypi tha se retorika ndaj shqiptarëve në Angli është ashpërsuar dhe është bërë shumë negative. Sipas saj, kjo tendencë ka filluar 10 vitet e fundit.

REPLIKAT:

Blendi Fevziu: Çfarë perceptimi ka për shqiptarët në Britaninë e Madhe?

Lea Ypi: Në kohët e fundit retorika është bërë shumë negative, në fakt ka qenë një problem i vazhdueshëm ky i imazhit shqiptar në mediat britanike që janë trajtuar si…

Blendi Fevziu: I vazhdueshëm çfarë domethënë? Prej sa kohësh? Është një gjë e viteve të fundit?

Lea Ypi: Unë kam lëvizur në Britaninë e Madhe në 2009-2010 dhe që atëherë imazhi i shqiptarëve në media ka qenë gjithmonë ai i grupeve kriminale, trafikantëve.

Blendi Fevziu: Që prej 10-12 vitesh përpara?

Lea Ypi: Po. Kjo retorikë ka qenë gjithmonë aty. Tani është shtuar.

Emigrantët shqiptarë në Angli janë shënjestruar shpesh nga politikanë dhe zyrtarë britanikë gjatë ditëve të fundit, që kulmoi me atë të Sekretares së Brendshme britanike e cila i etiketoi shqiptarët si “pushtues”. Kjo deklaratë shkaktoi reagoi dhe bëri që të shtunën të protestonin në Londër emigrantët shqiptarë.

lea ypi shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll