Aktualitet

KPA merr vendimin final, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Hajrie Muçmata

Në mbedhjen e sotme është vendosur që gjetjet dhe arsyetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishin të sakta, ndaj ajo do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga drejtësia. 

15 Nëntor 2022, 16:30 Nga k.m.

 

KPA merr vendimin final, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Hajrie Muçmata
Foto ilustruese

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë ankesën e gjyqtares Hajrie Muçmata për largimin e saj nga sistemi i drejtësisë. Në mbedhjen e sotme është vendosur që gjetjet dhe arsyetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishin të sakta, ndaj ajo do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga drejtësia. 

 

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2022.

Gjyqtarja Hajrie Muçmata u shkarkua më 11 nëntor 2019, pasi trupa e Komisionit e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon, konkludoi pamundësi financiare për krijimin e dy pasurive të paluajtshme dhe mosdeklarim të një huaje. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, Muçmata nuk arriti të justifikonte rreth 6.4 milionë lekë, se kishte bërë deklarim të rremë në lidhje me destinacionin e një kredie, si dhe u konstatuan një sërë problemesh dhe pasaktësish në deklarimet vjetore.

hajrie muçmata kpa

Sondazh

Poll