Aktualitet

I biri u kap me mjet të blinduar, babai i Rrajës mesazh kreut të Policisë Kriminale: Po e pate personale me mua, hajde!

Xhelali thotë se mjetin e blinduar e ka të rregullt me letra dhe se nëse Nallbati ka ndonjë gjë personale me të, e fton ta zgjidhë personalisht dhe jo të vijohet me shtet.

15 Nëntor 2022, 16:20 Nga F.M
I biri u kap me mjet të blinduar, babai i Rrajës mesazh kreut të
Xhelal Rraja

TIRANË- Xhelal Rraja, babai i Ramazan Rrajës që u ndalua sot me makinë të blinduar ka dhënë një mesazh për kreun e policisë kriminale në Tiranë, Neritan Nallbati. Me tone të ashpra, Rraja thotë se i biri nuk është në kërkim policor dhe se askush nuk e ka sqaruar për arsyen e shoqërimit të tij. Xhelali thotë se mjetin e blinduar e ka të rregullt me letra dhe se nëse Nallbati ka ndodnjë gjë personale me të, e fton ta zgjidhë personalisht dhe jo të vijohet me shtet.

"Nëse djalit tim do t'i faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra. I bëj thirrje atij zotërisë nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale, të mos vazhdojë me shtetin, kaq kam,"- tha Xhelal Rraja.

Aksioni i Policisë së Shtetit është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë në zonën e Qafë-Kasharit. Ramazan Rraja është ndalua bashkë me kushëririn e tij, djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhepi. Operacioni u zhvillua pas një informacioni të mbërritur në sallën operative në Policinë e Tiranës se persona të armatosur dhe me precedentë penalë lëviznin “eskortë” me tre makina të blindura. Ata janë marrë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.

xhelal rraja ramazan rraja rexhep rraja

Sondazh

Poll