Aktualitet

“U kam dhënë ndihmë juridike falas”/ Hajdari kërkon marrjen në pyetje të 67 personave, Gjykata pranon kërkesën

Më 24 nëntor, do të nisë pyetja e pesë personave të parë, të cilëve, Hajdari pretendon se u ka dhënë ndihmë juridike falas.

15 Nëntor 2022, 16:17 Nga F.M
“U kam dhënë ndihmë juridike falas”/ Hajdari
Ardian Hajdari

TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari kërkoi që që të pyeteshin 67 persona, të cilëve ai pretendon se u ka ofruar ndihmë juridike falas.

Fillimisht kërkesa u refuzua nga Prokurorja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Dorina Bejko, por më pas u pranua nga trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme. Më 24 nëntor, do të nisë pyetja e pesë personave të parë, të cilëve, Hajdari pretendon se u ka dhënë ndihmë juridike falas.

Ardian Hajdari akuzohet nga SPAK për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “fshehje e të ardhurave”. Sipas hetimit, ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Anëtari i KPA u pezullua nga detyra në muajin shkurt. Më pas, ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat në fjalë.

ardian hajdari

Sondazh

Poll