Aktualitet

Dhunë në familje, shpërndarje kokaine dhe përndjekje, 12 të arrestuar në Tiranë

Ndërkohë në prangat e Policisë së kryeqytetit kanë rënë dhe dy persona të shpallur në kërkim për 'plagosje me dashje', ndërsa një 32-vjeçar kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë.  Një 29-vjeçar u arrestua pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura, e cila e akuzonte për përndjhekje.

15 Nëntor 2022, 16:06 Nga e.k
Dhunë në familje, shpërndarje kokaine dhe përndjekje, 12
Policia Tiranë

TIRANË- Dymbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve të kryeqytetit një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.C u arrestua në flagrancë pasi pas kontrollit fizik nga Policia iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine. Ndërsa një 45-vjeçar akuzohet për dhunë në familje pasi dyshohet se ka dhunuar nënën dhe kunatën.

Ndërkohë në prangat e Policisë së kryeqytetit kanë rënë dhe dy persona të shpallur në kërkim për 'plagosje me dashje', ndërsa një 32-vjeçar kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë.  Një 29-vjeçar u arrestua pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura, e cila e akuzonte për përndjhekje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Sh. C., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasit: - N. N., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje"; - Xh. P., banues në Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- D. L., 32 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje; - A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht një 26-vjeçare. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- G. B., 45 vjeç, M. Ç., 38 vjeç, K. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe F. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit; - K. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll