Aktualitet

29-vjeçari dhunon të renë në mes të rrugës në Tiranë dhe i dëmton automjetin, shpallet në kërkim

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje apo detaje nga gjendja shëndetësore e 19-vjeçares.

15 Nëntor 2022, 16:06 Nga F.M
29-vjeçari dhunon të renë në mes të rrugës
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka shunuar një 19-vjeçare dhe i ka dëmtuar makinën kësaj të fundit. Në njoftim bëhet me dije se B. H., 29 vjeç, banues në Tiranë , ka goditur A. Q., 19 vjeçe në mes të rrugës në Tiranë. Më pas, ai i ka dëmtuar dhe automjetin. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje apo detaje nga gjendja shëndetësore e 19-vjeçares.

Njoftimi:

Specialisët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur shtetasen A. Q., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

policia e tiranes

Sondazh

Poll