Aktualitet

Itali/ Kamioni i mbeturinave përplas 79- vjeçarin shqiptar, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

dhe pse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e rëndë pasi 79- vjeçari ka përplasur kokën në asfalt. 

15 Nëntor 2022, 11:22 Nga a.l
Itali/ Kamioni i mbeturinave përplas 79- vjeçarin shqiptar,
Brescia

ITALI- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Brescia. Sipas burimeve nga mediat italiane, një 79- vjeçar shqiptar është përplas nga një kamion grumbues mbeturinash në Castiglione delle Stiviere. I moshuari që jeton në fshat, aktualisht, ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. 

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 10 konkretisht në Via Casalini. Mësohet se 79-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa kamioni i mbetjeve është kthyer majtas dhe ka përplasur shqiptarin. Edhe pse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e rëndë pasi 79- vjeçari ka përplasur kokën në asfalt. Ka qenë drejtuesi i kamionit që ka lajmëruar menjëherë ambulancën./ Dosja.al

aksident ne itali kamioni perplas te moshuarin shqiptar

Sondazh

Poll