Aktualitet

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, lihet në burg autori, avokati: Klienti im pranoi krimin!

Me prezencë të shtuar policie, Xhelili u soll sot në seancë gjyqësore, aty ku do të njihet me masën e arrestit.

15 Nëntor 2022, 10:16 Nga A.B

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, lihet në burg autori,
Policia sjell autorin ne gjyq

TIRANË- Autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Orges Xhelili është lënë ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Avokatët kanë bërë të ditur se Xhelili pranoi krimin brenda sallës. Mirëpo, ata kanë mohuar që krimi të jetë kryer për shkak të detyrës së Kokoneshit.

Me prezencë të shtuar policie, Xhelili u sjell ditën e sotme në seancë gjyqësore, aty ku u njoh me masën e arrestit.

I rrethuar nga forca të shumta policie, Xhelili u pa të mbante kokën ulur. Familjarët e tij ishin jashtë institucionit për të pritur vendimin.

Babai Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit. Midis tyre ka patur një debat më parë lidhur me largimin nga puna.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij më 11 nëntor, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin. Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin. Xhelili iu afrua duke e fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

orges xhelili plagoset fredi kokoneshi fredi kokoneshi

Sondazh

Poll