15 Nëntor 2022, 10:08
Nga d.a.
Autoret ne gjykate
GREQI- Të tre të pandehurit për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Eni Dollani, që u gjet i varrosur në një plazh në Kyparisia, u dënuan me masën e paraburgimit pas faljes prej disa orësh të hënën.
Sipas Protothemës, akuzat ndaj tre të arrestuarve janë vrasje me paramendim dhe grabitje me mizori, për vrasjen e ndodhur në orët e para të së hënës së kaluar në plazhin e Kartelasit. Të pandehurit ndryshuan qëndrim nga dëshmia fillestare ku i dyshuari i parë, 33-vjeçari me origjinë shqiptare, dyshohet se ka ndryshuar deklaratën fillestare sipas të cilit ka mohuar akuzat që i ngarkohen dhe në fund ka pranuar pjesëmarrjen në vrasje, por së bashku me të akuzuarën 30-vjeçare dhe 24-vjeçarin rom.
Ata pranojnë se të katërt kanë shkuar në plazh me të njëjtin automjet, por ata vetë nuk janë përfshirë dhe për rrjedhojë nuk dinë se çfarë ka ndodhur saktësisht mes viktimës 31-vjeçare dhe të bashkëakuzuarit të tyre 33-vjeçar. Pretendimet e tyre nuk e bindën hetuesin dhe prokurorin dhe të treve iu caktua masa e ndalimit të përkohshëm.
Avokati mbrojtës i 30-vjeçares greke, George Rallis, pas vendimit të gjykatë u shpreh se klientja e tij ka qenë prezente në shoqërinë e viktimiës dhe autorit por nuk ka qenë pjesmarrëse në krim.
Nga ana e tij, avokati mbrojtës i 24-vjeçarit rom, Apostolos Lytras , theksoi se pas një marrje të gjatë në pyetje, të treve u caktua masa e ndalimit të përkohshëm. Ai tha se klienti im mohon çdo lidhje me këtë krim dhe beson se sapo të dalin rezultatet e ADN-së nga laboratori mjeko-ligjor, do të vërtetohet pa dyshim se ai nuk e ka prekur armën me të cilën është goditur viktima.
31-vjeçari Eni Dollani u gjet i varrosur në rërë në plazhin Kartela Kyparissia më 7 nëntor ku një shtetas shqiptar 33 vjeç, një rom 24 vjeç dhe një greke 30 vjeç janë identifikuar si autorë nga autoritetet policore, të cilët përballen me akuzën e vrasjes me dashje dhe grabitjes.
eni dollani policia greke vritet shqiptari ne greqi
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 09:59
a.l
Policia e Brescias ne Itali
ITALI- Është arrestuar shoferi, i cili mbrëmjen e së shtunës aksidentoi me makinë një 3...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 09:17
k.m.
Abaz Xhelili
LUSHNJE- Abaz Xhelili, babai i Orges Xhelilit, autori i cili plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe s...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 09:04
A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar drejtuesit e motomjeteve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën apo rregullat ...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 08:30
A.B
Tubacioni i ujit
TIRANË- Një tubacion ka shpërthyer në mes të rrugës në zonën e Freskut. Qytetarët jan&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 08:26
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë p&...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 07:18
A.B
Moti
TIRANË- Dita nis me reshje shiu. Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 07:07
A.B
Raporti
Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës ekonomike aktuale dhe parashikimeve për të...
Aktualitet
14 Nëntor 2022, 23:24
I.A
Richard Grenell
TIRANË- Richard Grenell tha se Donald Trump do të njoftojë ditën e nesërme nëse do të kandidojë apo...
Aktualitet
14 Nëntor 2022, 22:42
I.A
Ola Xama
TIRANë- Gazetarja e ekonomisë Ola Xama ka theksuar se projekti për ndërtimin e një marine jahtesh në vend t&eum...
Aktualitet
14 Nëntor 2022, 21:36
I.A
Air Albania
ITALI- Prej disa orësh shumë pasagjerë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Malpensës n&eu...