Aktualitet

'Qytetarët po ankohen', Policia merr MASA, ndëshkon 325 drejtues motorrësh në Tiranë

Nga kontrollet parandaluese janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh.

15 Nëntor 2022, 09:04 Nga A.B
'Qytetarët po ankohen', Policia merr MASA, ndëshkon 325
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar drejtuesit e motomjeteve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën apo rregullat bazë. Forcat blu sqarojnë se kanë qënë ankesat e qytetatëve ajo e cila ka bërë që ata të nisin këto kontrolle. 

Nga kontrollet parandaluese janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët: 10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi; 32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim; 283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.


NJOFTIMI I POLICISË:

Duke marrë shkas nga ankesat e qytetarëve, për shkeljet që kryejnë drejtuesit e motomjeteve, kryesisht ata që ofrojnë shërbime shpërndarjeje, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është miratuar një plan masash i dedikuar, prej disa ditësh, vetëm për kontrollin e motomjeteve.

Përveç dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallueshmërinë e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës.

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

• 10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;

• 32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;

• 283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

arrestim nga polici kontrolle per motorrat

Sondazh

Poll