Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ Shoferi i dehur përplas me makinë 30-vjeçarin shqiptar dhe arratiset, policia e ndjek dhe e vë në pranga

Shqiptari u përplas teksa ishte duke kaluar rrugën, ndërsa shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

15 Nëntor 2022, 09:59 Nga a.l
Aksident i rëndë në Itali/ Shoferi i dehur përplas me
Policia e Brescias ne Itali

ITALI- Është arrestuar shoferi, i cili mbrëmjen e së shtunës aksidentoi me makinë një 30-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në në Brescia, në zonën e Via Milanos. Shqiptari u përplas teksa ishte duke kaluar rrugën, ndërsa shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave italiane, Policia ka vëzhguar kamerat e sigurisë dhe ka lokalizuar autorin në zonën e qarkut Fiumicello. Pas ndalimit të tij, Policia ka kryer testin e alkoolit ku rezuloi se ishte i dehur. Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i shoferit nuk bëhet ende me dije për arsye hetimore./ Dosja.al

aksident ne itali

Sondazh

Poll