Aktualitet

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flet babai i Orges Xhelilit: E provokoi vetë! Djalin e kam ekselent

Orges Xhelili do të dalë sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit nga Gjykata e Lushnjes, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit, madje se kanë qenë ata që i kanë dalë para ditën e ngjarjes. 

15 Nëntor 2022, 09:17 Nga k.m.
Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flet babai i Orges
Abaz Xhelili

LUSHNJE- Abaz Xhelili, babai i Orges Xhelilit, autori i cili plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij, Gazmend Bullari, ka folur për mediat duke thënë versionin e tij lidhur me ngjarjen, ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni që i biri do të bënte një krim të tillë. Ndërkohë që Orges Xhelili do të dalë sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit nga Gjykata e Lushnjes, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit, madje se kanë qenë ata që i kanë dalë para ditën e ngjarjes. 

“Ka pasur probleme me kryetarin e bashkisë se u prish miqësia, e hoqi nga puna, ka qenë emigrant dhe student i mirë, ka punuar inxhinier elektronik, shkonte në punë, ka mbaru të lartën inxhinier elektronik, absolut, nuk e marr vesh se si ndodhi shqetësimi I djalit, ne dy çuna kemi, të dy ekselentë. Ka pasur debate, ne e kemi dhe miq se mbesa e tij në Amerikë kishte djalin krushku im në Amerikë, mbesa u prish atje, u prish miqësia, ne jemi familje dëshmorësh, unë kam qenë oficer, të prishet djali im me këto rrugaçë.

Shqetësimi se e hoqi nga puna pa të drejtë. I thashë po lëre pse nuk gjen punë ti se të hoqi Fredi. Deshën të ikin në Gjermani. Filloi punë. E thirrën njëherë nga krimi ekonomik, si është problemi, me këto vjedhje. Në tv e morëm vesh, shumë keq u ndjemë, zuri punë në Tiranë, me elektroniket. Atë ditë nuk kishte probleme, erdhi nga Tirana të merrte… se ka krushkun të shtruar në spital. Vetëm të dali drejtësia se djali im nuk ka qenë problem, pastaj ka dërgu bodyguard, më vjen shumë keq,”- tha babai i tij.

Plagosja ndodhi javën e shkuar kur kryebashkiaku Kokoneshi po shkonte me makinë drejt zyrës së tij në Bashkinë e Divjakës, ndërsa atje është pritur nga 45-vjeçari, Orges Xhelili. Sapo Kokoneshi ka zbritur nga mjeti, kanë nisur debatet midis tyre dhe pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë në pjesën e shpinës. Ndërsa ka hyrë për t'i ndarë, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i kryebashkiakut. E gjitha duket se ka ndodhur pasi, kryebashkiaku kishte shkarkuar nga detyra 46-vjeçarin. Kjo kishte bërë që midis tij dhe Kokoneshit të kishte konflikte të vazhdueshme, deri në kulmin e sulmit me thikë.

abaz xhelil orges xhelili fredi kokoneshi plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll