Bota

Samiti i G20/ Macron thirrje Kinës dhe Francës: Bashkohuni kundër luftës në Ukrainë

Macron i kërkoi liderit të Kinës që të ndërhynte me Putinin për ta bindur atë të ndalonte "përshkallëzimin" në Ukrainë dhe të kthehej në "tavolinën e negociatave".

15 Nëntor 2022, 10:46 Nga a.l
Samiti i G20/ Macron thirrje Kinës dhe Francës: Bashkohuni kundër
Emmanuel Macron

INDONEZI- Shumica e anëtarëve në Samitin e G20 që po mbahet në Bali në Indonezi pritet të dënojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Pas kryeministrit britanik, Rishi Sunak edhe presidenti Francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Parisi dhe Pekini të bashkohen kundër luftës në Ukrainë.

Udhëheqësit e vendeve të G20-ës dhe krerët e tjerë ndërkombëtarë kanë filluar bisedimet në samitin vjetor, i cili është lënë në hije nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin është tërhequr, ai përfaqësohet nga ministri i tij i jashtëm, Sergei Lavrov. Macron dhe Jinping shtrënguan duart ndërsa filluan diskutimet e tyre.

Macron i kërkoi liderit të Kinës që të ndërhynte me Putinin për ta bindur atë të ndalonte "përshkallëzimin" në Ukrainë dhe të kthehej në "tavolinën e negociatave".. 

"Ju përmendët çështjen e klimës, për të përmendur vetëm një dhe ndoshta më të rëndësishmen, por gjithashtu ka kriza ndërkombëtare si lufta e Rusisë në Ukrainë, për të cilën G20 është një format i përshtatshëm”, tha Macron.

 

G20, i cili po mbahet në sfondin e burimeve të shumta të tensionit, është mbledhja më e madhe e grupit të liderëve që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit./ Dosja.al

samiti i g20 ne indonezi emmanuel macron

Sondazh

Poll