Aktualitet

Richard Grenell: Nesër Trump njofton vendimin nëse do kandidojë apo jo për president të SHBA

Gjithashtu Grenell ishte dyshues nëse kandidatë të tjerë të Republikanëve, përballë presidentit Trump, do të arrijnë ta sfidojnë në garën e primareve. 

14 Nëntor 2022, 23:24 Nga I.A
Richard Grenell: Nesër Trump njofton vendimin nëse do kandidojë
Richard Grenell

TIRANË- Richard Grenell tha se Donald Trump do të njoftojë ditën e nesërme nëse do të kandidojë apo jo në zgjedhjet presidenciale amerikane, në 2024.  Në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv,  Grenell la të kuptohej se vendimi i Trump do të ishte ‘Po’, por u shpreh se nuk mund të fliste përpara tij. 

Gjithashtu Grenell ishte dyshues nëse kandidatë të tjerë të Republikanëve, përballë presidentit Trump, do të arrijnë ta sfidojnë në garën e primareve. 

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Z. Grenell, në Tëitterin tuaj kam vënë re se jeni shumë i kënaqur me perfomancën e Guvernatorit Ron De Santis, ndërkohë që vetëm një ditë para zgjedhjeve, presidenti Trump e sulmoi ashpër. Richard Grenell kë do të përkrahte për 2024, De Santis apo Donald Trump?

Richard Grenell: Unë mbështes presidentin Trump, ai është udhëheqësi i Partisë Republikane dhe nuk ka dyshim për këtë. Nuk jam i sigurtë a ka persona të tjerë që do të kandidojnë kundër tij. Ka shumë spekulime nëpër media, por Donald Trump, do të shohim se çfarë do të bëjë nesër, por nëse Donald Trump kandidon, ai do të jetë kandidati më popullor mes republikanëve dhe do të jetë i nominuari i Partisë Republikane.

Çim Peka: Pra nesër mund të kemi një lajmërim nga presidenti Trump?

Richard Grenell: Nesër pritet që ai të bëjë një lajmërim.

richard grenell donald trump

Sondazh

Poll