Bota

FOTO/ Britania goditet nga ‘kriza’ e vezëve, qytetarët detyrohen të blejnë me racion në supermarkete

Ndërkohë supermarketet kanë vendiosur tabela ku paralajmërojnë qytetarët për mungesën e vezëve.

14 Nëntor 2022, 18:28 Nga e.k
FOTO/  Britania goditet nga ‘kriza’ e vezëve, qytetarët
Raftet e vezëve në supermarkete bosh

BRITANI- Furnizimet me vezë në të gjithë Britaninë kanë rënë duke detyruar qytetarët që të marrin me racione në supermarkete në mënyrë që të kenë mundësi të gjithë që të blejnë. Ndërkohë supermarketet kanë vendiosur tabela ku paralajmërojnë qytetarët për mungesën e vezëve.

FOTO/  Britania goditet nga ‘kriza’ e vezëve, qytetarët

Sipas mediave britanike shkak për këtë mungesë është bërë gripi i shpendeve. Blerësit në supermarketet më të njohura në Britani si Tesco , Sainsbury’s dhe Lidl kanë vënë re lajmërime në dyqane, duke paralajmëruar për probleme me furnizimin, ndërsa në një degë Lidl, sipas një fotografie të postuar në internet, është vendosur një racion prej tre kuti vezësh për klient.

FOTO/  Britania goditet nga ‘kriza’ e vezëve, qytetarët

"Ndërsa gripi i shpendëve ka ndërprerë furnizimin e disa vargjeve të vezëve, shitësit me pakicë janë ekspertë në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit dhe po punojnë shumë për të minimizuar ndikimin tek klientët", tha Andreë Opie, drejtor i ushqimit dhe qëndrueshmërisë në Konsorciumin Britanik të Shitjes me Pakicë. 

Helen Watts, nga një furnizues me shumicë i Freshfields Farm Eggs në Cheshire, tha se gripi i shpendëve kishte 'ndikuar në furnizimet pasi shumë zogj është dashur të asgjësohen' dhe situata ishte përkeqësuar 'gradualisht'. Ministria e Ushqimit dhe Bujqësisë Defra tha se nuk kishte asnjë 'kërcënim të menjëhershëm' për zinxhirin e furnizimit ushqimor, përfshirë vezët. Mungesat vijnë në një sfond të inflacionit në rritje të ushqimeve, i cili arriti në 14.6 përqind në 12 muajt deri në fund të shtatorit, sipas shifrave zyrtare. 

britania e madhe

Sondazh

Poll