Aktualitet

Shqiptari kapet me 3 kg kokainë dhe me armë në Spanjë

Më 8 nëntor, një grua telefonoi Policinë duke njoftuar se kishte gjetur një pistoletë dhe disa pako që dukej se përmbanin drogë brenda banesës së saj në Eixample.

14 Nëntor 2022, 15:30 Nga k.m.
Shqiptari kapet me 3 kg kokainë dhe me armë në Spanjë
Pamje nga banesa e shqiptarit

SPANJE- Një 20-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur me një sasi prej 3 kg kokainë.

Sipas mediave të huaja, të martën e kaluar, më 8 nëntor, një grua telefonoi Policinë duke njoftuar se kishte gjetur një pistoletë dhe disa pako që dukej se përmbanin drogë brenda banesës së saj në Eixample.

Në banesë, i riu shqiptari, i paidentifikuar me emër, kishte dhe armë me dy karikatorë, një plot dhe një bosh. Aktualisht i riu është arrestuar dhe do të përballet me veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

spanje arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll