Aktualitet

“E rrahën dhe e përdhunuan”, tmerri i tre shqiptarëve mbi 23-vjeçaren, njëri vrau marokenin se i ngacmoi të dashurën

Sipas mediave italiane, shqiptarët dhunuan të renë nga Haiti mëngjesin e 3 majit, pasiishin takuar me viktimën në një diskotekë. 

14 Nëntor 2022, 12:53 Nga k.m.
“E rrahën dhe e përdhunuan”, tmerri i tre shqiptarëve
Foto ilustruese

ITALI- E tërhoqën zvarrë në një dhomë moteli, më pas e rrahën dhe përdhunuan derisa iu mor fryma. Këto ishin pasojat e daljes së një vajze 23-vjeçare në një disko në Milano. Në këtë rast, tre shqiptarë të moshës 29, 23 dhe 22 vjeç sulmuan të renë, por përfunduan në prangat e Policisë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët dhunuan të renë nga Haiti mëngjesin e 3 majit, pasiishin takuar me viktimën në një diskotekë. Në fund të mbrëmjes, e reja dyshohet se është larguar me një nga sulmuesit, duke rënë dakord për të kryer marrëdhenie seksuale me pagesë.

Megjithatë, në motelin e mbërritur më vonë kishin hyrë edhe vëllai dhe kushëriri i të riut që kishte shoqëruar 23-vjeçaren. Në atë moment, do të pasonte dhuna brutale. E reja, siç thuhet në rrëfimin e saj, i kishte lutur vazhdimisht tre shqiptarët që të ndalonin, ndërsa ata vazhduan që ta dhunonin, madje njeri e filmoi dhe i bënë foto të ndryshme me telefon. Megjithatë edhe pse e dhunuar, ajo shkoi në Komisariatin e Policisë dhe denoncoi tre të rinjtë.

Një nga tre të arrestarit është Alvardo Agaraj, i riu tashmë i burgosur për vrasjen në Cornaredo të Abderrahimi Elkharmoudi, 45-vjeçarit maroken që vdiq pasi u qëllua dy herë në natën e 23 tetorit pasi i ngacmoi të dashurën.

Ironia është se shqiptari vrau markonenin duke i thënë 'kështu mëson si të sillesh me femra', por mesa duket ka sulmuar dhe vetë një vajzë.

itali arrestohen 3 shqiptare ne itali policia italiane

Sondazh

Poll