Aktualitet

Përzgjidhte vajza të bukura nga Shqipëria dhe i detyronte të prostituonin, arrestohet "tullaci", tutori shqiptar i të rejave

Ndaj tij është në pritje një urdhër arresti me burg për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni për akte të kryera në Bolonjë në vitin 2013.

14 Nëntor 2022, 12:15 Nga d.a.
Përzgjidhte vajza të bukura nga Shqipëria dhe i detyronte të
Foto ilustruese

ITALI- Karabinierët e stacionit të Bazovizzës, gjatë një kontrolli kanë rënë në gjurmët dhe arrestimin e një shtetasi shqiptar 40-vjeçar, i mbiquajtur "tullac", teksa po përpiqej të arratisej drejt Shqipërisë.

Sipas Ansa, ndaj tij është në pritje një urdhër arresti me burg për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni për akte të kryera në Bolonjë në vitin 2013. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun Coroneo.

40- vjeçari kishte rekrutuar vajza të bukura dhe tërheqëse në Shqipëri, të cilat i çonte në Itali me premtimin për një punë të qëndrueshme. Organizata, nga ana tjetër, i detyronte të prostituonin dhe i kishte besuar “tullacit” detyrën që t’i vishte vajzat siç duhet. 

Të ardhurat e prostitucionit, natyrisht, përfundonin në xhepat e tij, përgjegjës për vetë organizimin e menaxhimit të trafikut. Megjithatë, disa vajza kishin denoncuar shfrytëzuesit e tyre, të cilët megjithatë arritën të arratiseshin, përfshirë edhe burrin e sapo arrestuar.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll