Aktualitet

Turku kapet në Kapshticë me 9 emigrantë në kamion, e ndihmonte shqiptari nga Tirana

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në pranga kanë përfunduar dy persona, por ende nuk u dihen identitetet.

14 Nëntor 2022, 11:52 Nga k.m.
Turku kapet në Kapshticë me 9 emigrantë në kamion, e
Foto ilustruese

KAPSHTICE- 2 persona, një turk dhe një shqiptar janëë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi në kamionin e tij u gjetën të fshehur 9 emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në pranga kanë përfunduar dy persona të idenfikuar si: R. D., 60 vjeç, banues në Tekirdag, Turqi dhe R. M., 51 vjeç, banues në Yzberisht. Por identiteti i tyre ende nuk është bërë me dije. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", për shtetasit:

R. D., 60 vjeç, banues në Tekirdag, Turqi dhe R. M., 51 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

"Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në mjetet kamion tip “Daf” dhe “Benz”, që secili nga këta shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 9 emigrantë, të cilët kishin synim kalimin drejt vendeve të BE-së,"- njofton Policia.

 

policia e shtetit

Sondazh

Poll