Aktualitet

Vrasja e Lames dhe Saliut/ Avokatët e 6 të pandehurve: Të quhet e pavlefshme ekspertiza për Reçin (GJKKO rrëzon kërkesën)

Sipas avokatëve Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme. Trupi gjykues i rrëzoi këto pretendime, ndërsa ia kaloi fjalën prokurorëve të çështjes për të komunikuar gjetjet hetimore mbi të cilat ngrihen akuzat ndaj të pandehurve Viktor Imeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Indrit Taullai.

14 Nëntor 2022, 11:48 Nga A.B
Vrasja e Lames dhe Saliut/ Avokatët e 6 të pandehurve: Të quhet e
Lutfar Reci

TIRANË-Ditën e sotme, avokatët mbrojtës të 6 të pandehurve të akuzuar për vrasjet e Klodian Salliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura më vitin 2005, kërkuan që të quhet i pavlershëm ekspertimi mjeko-ligjor ndaj dëshmitarit te drejtësisë Luftar Reçi.

Sipas avokatëve Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme. Në aktekspetimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si prove nga prokuroria.

Mirëpo, pavarësisht kërkesës së 6 avokatëve, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e të pandehurve për vrasjet e Vajdin Lames e Klodian Saliut. Trupi gjykues i rrëzoi këto pretendime, ndërsa ia kaloi fjalën prokurorëve të çështjes për të komunikuar gjetjet hetimore mbi të cilat ngrihen akuzat ndaj të pandehurve Viktor Imeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Indrit Taullai. Akuza nuk i përfundoi dot të gjitha gjetjet për shkak se trupa gjykuese kërkoi ndërprerjen e seancës dhe shtyrë në datën 21 nëntor.

Te pandehur për dy vrasjet e bujshme te vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Imdrit Tallau e Indrit Rusi. Ata u vunë nën akuzë pas dëshmisë së Luftar Reçit, pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.

luftar reci vajdin lame

Sondazh

Poll