Bota

350 shkencëtarë të arrestuar nga e gjithë bota, ambientalistët dolën spiunë

31 Gusht 2019, 19:10 Nga DOSJA
350 shkencëtarë të arrestuar nga e gjithë bota,

IRAN- Grupi i këtyre konservatorëve ka punuar me qeverinë, siguruan dhe lejet e duhura dhe morën fonde për realizimin e kësaj nisme. Por të gjithë studiuesit iranian po pezullohen nga Korpusi i Gardës Revolucionare, një degë e fuqishme e forcave të armatosura të Iranit, ku u arrestuan vitin e kaluar për spiunazh.

Shumë të pasur kohët e fundit kanë nisur të blejnë në mënyrë të jashëtligjshme këto lloj gjallesash, në vend të maceve.

Por ndryshe nga ç’dukej, ambientalistët paskan fshehur shumë më shumë sesa deklaruan për t’i shërbyer këtyre gjallesave në rrezik

Tani, katër anëtarë të ekipit të akuzuar për përhapjen e korrupsionit mund të përballen me dënimin me vdekje, dhe katër të tjerët mund të dënohen deri në 10 vjet burg.

Ndërsa studiuesi i nëntë që u ndalua, kryetari i fondacionit, Kavous Seyed-Emami, vdiq në paraburgim menjëherë pas arrestimit të tij vitin e kaluar. Prokurori i Përgjithshëm i Teheranit tha se Seyed-Emami, një profesor që gjithashtu kishte nënshtetësi kanadeze, ishte vetvrarë, por anëtarët e familjes dhe kolegët e tij e kanë mohuar të jetë e vërtetë.

Vuajtja e konservatorëve, e përshkruar nga miqtë dhe familja si ambientalistë të pasionuar,  ka nxjerrë në pah atë që thonë analistët: është kriminalizimi në rritje i kërkimit shkencor që po nxit forcat e sigurisë për kontakte me institucionet e huaja.

Korpusi i Gardës Revolucionare ka në shënjestër gjithnjë e më shumë akademikë, studiues, drejtorë biznesi dhe individë me dy nënshtetësi për t’i arrestuar.

Fondacioni i Trashëgimisë së Kafshëve nisi përdorimin e kurtheve të kamerave të kafshëve të egra, të vendosura nga studiuesit në të gjithë botën, për të gjurmuar intesivisht gadopardët aziatik nëse ishin të trembur mes shqetësimeve që kishin në habitatin e tyre.

Numri i gatopardëve tani është uluar djeshëm, deklarojnë shkencëtarët.

Pas arrestimeve të më shumë se 350 shkencëtarë nga e gjithë bota, përfshirë Jane Goodall, nënshkruan një letër drejtuesit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në mbështetje të konservatorëve: “Ne jemi të tmerruar për mendimin se fusha neutrale e konservimit ndonjëherë mund të përdoret për të ndjekur objektiva politike. Ne si komunitet e dënojmë me forcë atë dhe jemi të bindur që kolegët tanë nuk kishin një pjesë të tillë.”

Brenda dy muajve të fundit, autoritetet iraniane kanë arrestuar dy studiues me kombësi të dyfishtë: Antropologu Iranian-britanik Kameel Ahmady dhe studiuesi Iranian-francez Fariba Adelkhah.

Ndërkohë kamerat e vendosura në zonën ku jetojnë gatopardët, janë konsideruar si një mjet jetësor për t’i mbrojtur ato.

Burimi: Washingtonpost

A.C./Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gatopardë nëntë konservatorë gatopardë nëntë konservatorë

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2019, 17:29

Rikthehen protestat në Hong Kong (VD)

KINË– Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sërish, duke marshuar në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.Autorit...

Bota 31 Gusht 2019, 15:05

Donald Trump kërkon kohë shtesë si President

SHBA- Donald Trump ka sugjeruar se atij duhet t’i kthehet pas koha që i është humbur për shkak se ai është trajtuar padrejtësisht nga FBI-ja.“Raporti katastrofi...