Bota

“Kërkoj që uragani të godasë shtëpinë e Trump-it në Mar a Lago”, ish-kryeministrja kanadeze krijon stuhi në Twitter

31 Gusht 2019, 15:51 Nga DOSJA
“Kërkoj që uragani të godasë shtëpinë e

SHBA-Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Atlantikun, teksa ka kërcënuar Floridan, dhe një pjesë të Bahamas. Por të gjendur në këtë situatë një ish-kryeministre kanadeze ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku dëshiron që uragani të godiste shtëpinë e Presidentit Trump në Palm Beach.

Por vetëm pas pak kohësh ish-kryeministrja kanadeze Kim Campbell e ka fshirë postimin e saj nga rrjetet sociale. Ndërkohë pas dy ditësh ajo postoi një tjetër status ku kërkoi falje për të gjitha ofendimet.

Por kritikët kanë vënë re se Campbell po kritikon për herë të parë Presidentin Trump, por me një nuancë sarkazme dhe ofendim në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Campbell ishte gruaja e parë dhe e vetme që shërbeu si kryeministre në Kanada, por ajo nuk e mbajti këtë post shumë gjatë. Ajo erdhi në pushtet në qershor të 1993 dhe u largua në nëntor të këtij viti, duke qëndruar vetëm 132 ditë në zyrën e kryeministres.

Parashikuesit po hetojnë mbi këtë uragan i cili potencialisht mund të godasë bregdetin lindor të Floridës, mëngjesin e së martës. Mësohet se uragani i parashikuar, është i Kategorisë 4.

Nëse uragani forcohet dhe arrin Kategorinë 4, do të jetë në gjendje të shkaktojë  dëme katastrofike me erëra që mund të arrijnë më shumë se 150 mph.

Në një stuhi të tillë, edhe shtëpitë e me arkitekturë mjaftë të fortë mund të pësojnë dëme të mëdha.

Shumica e pemëve do të shkulen dhe shtyllat e energjisë do të shemben. Pemët e rëna dhe shtyllat e energjisë do të izolojnë zonat e banuara. Ndërprerjet e energjisë do të zgjasin disa javë deri në një muaj për t’u rikuperuar. Prandaj dhe shumica e zonës do të jetë e pabanueshme për javë ose muaj me rradhë.

 Burimi: Washingtonpost

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ish-kryeministrja kanadeze kunder trump-it uragabi ne florida ish-kryeministrja kanadeze kunder trump-it uragabi ne florida

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2019, 15:05

Donald Trump kërkon kohë shtesë si President

SHBA- Donald Trump ka sugjeruar se atij duhet t’i kthehet pas koha që i është humbur për shkak se ai është trajtuar padrejtësisht nga FBI-ja.“Raporti katastrofi...