Bota

Lokali bavarez fiton gjyqin me Google, gjigandi botëror tërhiqet në Gjykatë duke pranuar fajin

31 Gusht 2019, 18:16 Nga DOSJA
Lokali bavarez fiton gjyqin me Google, gjigandi botëror tërhiqet

BERLIN- Pas anulimit të një seance gjyqësore nga Google, Peter Hubert, menaxher i lokalit tradicional bavarez Bräustüberl, njoftoi se “Bräustüberl ka fituar”. Google e kishte pranuar se nuk kishte ndryshuar dot në kohë, grafikun për minutat që prisnin klientët në tavolina dhe në këtë mënyrë shmangu një mosmarrëveshje ligjore në Gjermani. Çështja tani është mbyllur ligjërisht.

Në grafikun e saj në internet, Google kishte shfaqur kohën e pritjes për këtë lokal ishte prej 15 minutash, gjatë fundjavave edhe 90 minuta, pasi gjërat kishin ndyshuar. Hubert argumentoi që informacioni ishte i gabuar dhe mund të dekurajonte mysafirët e mundshëm.

Që nga 2017, Hubert u përpoq të hiqte informacionin nga Interneti që Google që këtë gje e bëri në korrik 2019. Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve ishte gjithashtu duke shqyrtuar rastin.

Një zëdhënës i Google konfirmoi anulimin e çështjes në gjykatë dhe tha “ne tashmë kemi bllokuar funksionin e kohës së pritjes në korrik për restorantin në Tegernsee ashtu siç kërkohej.” Megjithë mosmarrëveshjen, Google deklaroi se të gjithë ishin të lirë që informacionin për kohën e pritjes të aktivizohej përsëri në të ardhmen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bräustüberl fiton lokali gjerman kunder google gjyqi me google bräustüberl fiton lokali gjerman kunder google gjyqi me google

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2019, 17:29

Rikthehen protestat në Hong Kong (VD)

KINË– Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sërish, duke marshuar në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.Autorit...

Bota 31 Gusht 2019, 15:05

Donald Trump kërkon kohë shtesë si President

SHBA- Donald Trump ka sugjeruar se atij duhet t’i kthehet pas koha që i është humbur për shkak se ai është trajtuar padrejtësisht nga FBI-ja.“Raporti katastrofi...