Bota

Rikthehen protestat në Hong Kong (VD)

31 Gusht 2019, 17:29 Nga DOSJA
Rikthehen protestat në Hong Kong (VD)

KINË– Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sërish, duke marshuar në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.

Autoritetet kanë refuzuar një kërkesë që të marshohet drejt Zyrës së Qeverisë së Kinës, për të shënuar përvjetorin e pestë të një vendimi të Partisë Komuniste të Kinës, kundër zgjedhjeve plotësisht demokratike në Hong Kong.

Policia në Hong Kong ka vendosur disa barriera dhe ka dërguar kamionë uji në lokacione të ndryshme të qytetit.

Protestat në Hong Kong nisën dymbëdhjetë javë më parë, ku protestuesit kërkonin që të mos hynte në fuqi një ligj për ekstradim. Që atëherë, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar. Ata tashmë po kërkojnë një hetim të pavarur mbi ndërhyrjen, siç thonë ata, brutale.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine protesta ne hong kong kine protesta ne hong kong

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2019, 15:05

Donald Trump kërkon kohë shtesë si President

SHBA- Donald Trump ka sugjeruar se atij duhet t’i kthehet pas koha që i është humbur për shkak se ai është trajtuar padrejtësisht nga FBI-ja.“Raporti katastrofi...