Aktualitet

Mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet SËRISH seanca për Faruk Ozer, avokati: Mos u nxitoni për ekstradimin

Avokati i tij mbrojtës ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes ndërsa mësohet se sot është afati i fundit.

14 Nëntor 2022, 11:03 Nga A.B
Mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet SËRISH seanca për Faruk Ozer,
Faruk Ozer

TIRANË- Për herë të katërt shtyhet seanca gjyqësore për ekstradimin e turkut Faruk Ozer. Shkak u bë kërkesa nga avokati Klodian Skënderi për përjashtimin e gjyqtarit.

Gjyqtari Elis Dine nuk u shpreh pas konkluzioneve përfundimtare që dha sot Prokuroria, pasi është duke u shqyrtuar kërkesa për përjashtimin e tij. Avokati i tij mbrojtës ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes ndërsa mësohet se sot është afati i fundit. Ai kërkon mos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi pasi ka rrezik për jetën.

Avokati i turkut kërkon që gjykata e Elbasanit të mos nxitohet në ekstradimin e shtetasit tuk pasi sipas sistemit të drejtësisë turke, bosit të kriptomonedhave i rrezikohet më shumë se 400 vite burg.

PSE AKUZOHET OZER?

Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

Ai u arrestua më 30 gusht në jug të vendit, teksa ishte nën shoqërinë e dy personave. 

faruk ozer arrestimi i faruk ozer

Sondazh

Poll