Sport

Autogoli i Milenkovic në minutën e 92-të nderon Milanin, Pioli sheh kreun -8 nga Napoli

Milan-Fiorentina përfundon me shifrat 2-1, përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Serie A.

13 Nëntor 2022, 20:10 Nga DOSJA

Autogoli i Milenkovic në minutën e 92-të nderon Milanin, Pioli

ITALI-Milan-Fiorentina përfundon me shifrat 2-1, përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë mirë dhe zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 2' me Leaon. Pas këtij goli, kuqezinjtë ulën intensitetin dhe në të 28-tën erdhi goli i barazimit nga Barak.

Në pjesën e dytë, miqtë krijojnë volum loje, luftojnë për të krijuar raste vërtet të rrezikshme dhe ndeshja mbahet në ekuilibër deri në minutën e 92-të, kur një autogol i Milenkoviç fundos Fiorentinën dhe i jep 3 pikët ekipit të Piolit. Milan sheh -8 pikë larg Napolin kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

milan fiorentina

Sondazh

Poll