Politike

Luçiano Boçi propozohet për kandidat në Primare për Bashkinë e Elbasanit

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD.

13 Nëntor 2022, 14:24 Nga A.B
Luçiano Boçi propozohet për kandidat në Primare për
Luciano Boci

TIRANË- Luciano Boçi, është emri më i ri i propozuar për tu bërë pjesë e “Primareve”. Emri i tij është propozuar nga baza në Elbasan, për të qenë pjesë e garës për tu zgjedhur si kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Në garë për Tiranën janë 5 emra.

1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

luciano boci primaret ne pd

Sondazh

Poll