Bota

Shpërthimi në Stamboll/ Gruaja priti 45 minuta në stol para se të shpërthente bombën

Po ashtu, ai u shpreh se për shkak të kësaj ngjarjeje në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë lajme të rreme, ndaj edhe bëri thirrje që qytetarët t'u besojnë vetëm burimeve zyrtare.

13 Nëntor 2022, 21:34 Nga k.m.
Shpërthimi në Stamboll/ Gruaja priti 45 minuta në stol para se
Gruaja e dyshuar për sulmin terrorist

TURQI- Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me sulmin terrorist në Stamboll. Për shpërthimin ka deklaruar edhe ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ, i cili tha: Një grua ulet në një stol për 40-45 minuta, pas një kohe të shkurtër ka një shpërthim. Për momentin po shqyrtohen të gjitha të dhënat për atë grua. Emri nuk dihet ende. Kjo konsiderohet një akt terrorist.

Po ashtu, sipas mediave të huaja, ai u shpreh se për shkak të kësaj ngjarjeje në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë lajme të rreme, ndaj edhe bëri thirrje që qytetarët t'u besojnë vetëm burimeve zyrtare.

"Të gjitha organizatat terroriste mbështeten nga fuqitë e huaja. Të huajt përdorin të brendshëm. Organizata terroriste DEASH është një organizatë terroriste ndërkombëtare. Terroristët erdhën nga Spanja në Amerikë, nga Anglia në Kinë për t'iu bashkuar DAESH-it. Të gjithë duhet të jemi vigjilentë. Ai del krejt papritur dhe pushton Sirinë."

Pasditen e sotme u raportua një shpërthim i fuqishëm, ku mbetën të vdekur të paktën 6 persona ndërsa 53 të tjerë janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen./Dosja.al

shperthimi ne turqi

Sondazh

Poll