Bota

Stambolli nuk gjen qetësi/ Pas shpërthimit, të shtëna me armë zjarri në metro, Policia qëllon për vdekje një person

Burime nga mediat lokale, bëjnë me dije se forcat policore kanë qëlluar për vdekje një person.

13 Nëntor 2022, 21:24 Nga a.l.
Stambolli nuk gjen qetësi/ Pas shpërthimit, të shtëna me
Pamje nga Stambolli

TURQI- Qyteti i Stambollit nuk gjen qetësi. Qytetarët janë alarmuar sërish mbrëmjen e sotme, pasi disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në stacionin e metrosë "Şişhane". Burime nga mediat lokale, bëjnë me dije se forcat policore kanë qëlluar për vdekje një person. Por nuk dihet identiteti i tij ende.

Dëshmitarët okularë pretendojnë se kanë dëgjuar të paktën 60 të shtëna.

Kjo është ngjarje e dytë që ka tronditur jo pak qytetarët në Stamboll, pasi pasditen e sotme u raportua një shpërthim i fuqishëm, ku mbetën të vdekur të paktën 6 persona ndërsa 53 të tjerë janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen./ Dosja.al

stamboll

Sondazh

Poll