Aktualitet

Covid në Shqipëri, 18 raste të reja në 24 orë, asnjë viktimë

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

13 Nëntor 2022, 16:51 Nga A.B
Covid në Shqipëri, 18 raste të reja në 24 orë,
Infektivi

TIRANË- Gjatë 24 orëve janë infektuar me Covid 18 persona. Ministria informon se janë kryer 292 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki: 10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore    18

Të shëruar në 24 orë   21

Të shtruar në spitale  4

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore    292

Testime totale  2,002,921

Raste pozitive  332,029

Raste të shëruara  328,252

Raste Aktive   183

Humbje jete  3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  135

Vlorë  18

Fier  8

Gjirokastër 9

Durrës  4

Elbasan 3

Berat  3

Shkodër 1

Lezhë.   1

Dibër.  1

viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll