Aktualitet

Dhunimi i Doçit, Policia: Ngjarja ndodhi në Kamzë, dikush qëlloi me grusht gazetarin, jemi në lëvizje për kapjen e tij

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

13 Nëntor 2022, 13:17 Nga A.B
Dhunimi i Doçit, Policia: Ngjarja ndodhi në Kamzë, dikush
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për dhunimin e gazetarit Adriatik Doçi. Sipas forcave blu, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në orën 12:00, në rrugën 'Bavaria' në Kamëz. Një person e ka qëlluar me grusht e më pas është larguar në drejtim të paditur. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën "Bavaria", një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazetari Adriatik Doçi u dhunua ditën e sotme, shumë pranë banesës së tij. Ai ka dëshmuar se disa persona e qëlluan nga pas e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Doçi pretendon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të detyrës së tij. 

dhunohet adriatik doci adriatik doci

Sondazh

Poll