U dhunua pranë banesës, Doçi: Kam pasur kërcënime për shkak të detyrës, më sulmuan disa persona
Doçi pretendon se është dhunuar nga disa persona.
TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi, i cili u dhunua nga disa persona, pretendon se sulmi i ka ndodhur për shkak të profesionit të tij duke qënë se në të shkuarën ka marrë kërcënime. Në një lidhje telefonike me 'Reporttv', Doçi është shprehur se një person e ka qëlluar i pari nga pas e më pas janë afruar dhe persona të tjerë. Pavarësisht sulmit, ai shton se nuk do të heqë dorë nga raportimi dhe nuk do të largohet nga Shqipëria.
‘Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa iddentifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk u identifikova dot. Nuk kisha asnjëlloj komunikimi vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinëzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike. Të rruga Pashko Vaso duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë. Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje.
Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar një mercenar i paguar ishte rreth moshë 25 vjeç. Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm.
Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara.
Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi.'- është shprehur Doçi.
Sondazh
Ndiqet dhe dhunohet me sende të forta pranë banesës Adriatik Doçi, gazetari denoncon në polici
Ardiatik Doçi TIRANË- Dhunohet gazetari investigativ, Adriatik Doçi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa Doçi ishte duke...
Ben Blushi: Ja 41 njerëzit që më kanë besuar 41 sekrete
Ben Blushi TIRANË- Ben Blushi ka nxjerrë në treg librin e quajtur “41 Sekrete”. Sot, ai ka ndarë emrat e personave t&e...
Banorët e Bërxullës: Të mërkurën protestojmë para kryeministrisë, të enjten para Kuvendit
Banoret TIRANË- Protesta e sotme e qytetarëve të Bërxullës nuk do mbetet me kaq. Ata kanë paralajmëruar se në dit&e...
Mbyllet institucioni i paraburgimit në Sarandë, personat e ndaluar transferohen me furgon drejt Fierit
Burg SARANDË- Institucioni i paraburgimit në Sarandë është mbyllur përfundimisht. Mëngjesin e sotëm, ka nisur trans...
FOTO/ Aksident në Bllok, 'Toyota' përplas 'Renault-in', makina përmbyset në rrugë
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë pranë zonës së Bllokut. Mësoh...
VIDEO- Merr flakë një godinë e braktisur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit
Banesa e djegur FIER- Një godinë e braktisur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit ka shpërthyer në flak&eu...
EMRI/ Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
Policia ELBASAN- Një 55-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Mësohet se Kujtim Spahiu ësht&eu...
Steka me cigare kontrabandë dhe baste të paligjshme, arrestohet një person në Tiranë
Mallrat TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tregtuar dhjetra steka me cigare kontrabandë....
“Çipa biometrike”/ The Sun zbulon SKEMËN: Pasaportat reklamohen në “Tik Tok”, vajzat shqiptare nxiten nga bandat
Ion Daci BRITANI E MADHE- Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lart&eum...
Protestë në Bërxullë, ndërhyn FNSH, banorët: Kush na i prek pronat do bëhet kufomë këtu
Proteste TIRANË- Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiran&e...
